Ushtria ruse ka marrë urdhrin për sulm, Ukraina reagon ndaj deklaratave të ambasadorit: NATO, e vetmja rrugë

schedule10:20 - 14 Shkurt, 2022

schedule 10:20 - 14 Shkurt, 2022

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka reaguar ndaj komenteve të ambasadorit të vendit në Mbretërinë e Bashkuar që sugjeronin se vendi mund të ishte “fleksibel” në ambicien e tij për t’u bashkuar me NATO-n duke theksuar se ato ishin nxjerrë “jashtë kontekstit”.

Ministria thotë se perspektiva për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore mbetet “e sanksionuar në Kushtetutë”.

“Çelësi për vendin tonë është garancia e sigurisë dhe garancia më e mirë do të ishte anëtarësimi i menjëhershëm i NATO-s”, shton ai.

Çfarë tha ambasadori?

Ambasadori ukrainas në Britani për BBC. Vadim Pristaiko i tha BBC-së se Ukraina ishte e përgatitur të ishte “fleksibile” në qëllimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n, një lëvizje që presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se do të çonte në luftë.

Lexo edhe: “Putin jep urdhrin për sulm mbi Ukrainën”, gazetari amerikan: Rusët futen brenda javës

“Ndoshta, sidomos përderisa jemi të kërcënuar në këtë mënyrë, jemi të shantazhuar dhe nën presion për ta bërë këtë”, është përgjigjur Pristaiko i pyetur nëse Kievi mund të ndryshojë qëndrimin e tij për anëtarësimin në NATO.

Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por në vitin 2008 iu premtua anëtarësimi. Putin beson se lidhjet në rritje të Ukrainës me NATO-n mund ta bëjnë vendin një bazë raketash të Perëndimit kundër Rusisë. Presidenti rus ka theksuar se Moska duhet të vendosë “vijat e kuqe” për ta shmangur atë.

Takimi brenda 48 orëve

Kievi ka kërkuar një takim me Moskën për të sqaruar përfundimisht synimet e qeverisë së Putinit, sipas BBC. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba tha se Rusia deri më tani ka injoruar çdo kërkesë zyrtare për të shpjeguar përqendrimin e forcave pranë kufijve të vendit. “Hapi i radhës”, sipas tij, ishte të kërkohej takim brenda 48 orëve të ardhshme, për të pasur “transparencë” në lidhje me planet e Rusisë.

Më herët gazetari i njohur amerikan Nick Schifrin raporton se Vladimir Putin ka vendosur tashmë që ta pushtojë Ukrainën, madje ka dhënë edhe urdhrin tek gjeneralët e tij, të cilët po presin momentin më të përshtatshëm për ta zbatuar, raporton abcnews.al.

Përmes disa postimeve në rrjetin social Twitter, gazetar që i referohet “burimeve ushtarake perëndimore” shprehet se gjithçka pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme dhe sulmi do të prihet nga një fushatë e ashpër bombardimesh ajrore, të ndjekura nga futja e ushtrisë dhe tankeve.

Ai e përshkruan pushtimin e Ukrainës nga Rusia si një ngjarjes katastrofike, e cila do të shkaktojë një numër të madh viktimash, ndërsa qëllimi i rusëve është largimi i Kevit nga ndikimi Perëndimor dhe ndryshimi i qeverisë.   /abcnews.al