Basha në Shkodër: Nuk komentoj eurodeputetët

schedule15:15 - 28 Shkurt, 2019

schedule 15:15 - 28 Shkurt, 2019

Në përfundim të takimit me strukturat e partisë në qytetin e Shkodrës, kreu i selisë blu Lulzim Basha refuzoi të komentonte në mënyrë direkte deklaratat e eurodeputetëve të deleguar nga parlamenti Europain, por një mesazh ja përsëriti.

“Rrugën drejt Evropës e pengon krimi dhe korrupsioni, hajdutëria qeveritare dhe ortakllëku me krimin e organizuar, të gjithë në Shqipëri e dinë dhe të gjithë në botë po e dëgjojnë. Detyra jonë është që me durim dhe vendosmëri të shpalosim të vërtetën dhe faktet që për një kohë kaq të gjatë janë helmuar nga propaganda. E vërteta dhe faktet na çojën drejt Evropës, jo me hiena. Sakrifica e opozitës është pikërisht për të rikthyer demokracinë e vërtetë duke mos qenë fasadë e një Parlamenti të krimit i faktuar tashmë”.

Kjo do të ketë vetëm një përfundim, sipas kryedemorkatit Basha, atë për të cilin foli prerë raporteri për Shqipërinë Knut Fleckenstein i cila tha: “Në asnjë mënyrë”.

“Ka vetëm një përfundim, çuarjen përpara drejtësisë të atyre që vodhën zgjedhjet, çuarjen përpara drejtësisë të Edi Ramës dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Sa i përket legjitimitetit të Parlamentit, të theksuar nga kreu i delegacionit Tunne Kelam, Basha tha:

Nuk ka Parlament Republika e Shqipërisë ka një bandë ku një në tre deputet është produkt i lidhjes së Edi Ramës me krimin”.

Gërshetimi i protestave me mosbindjen civile dhe çdo akt të revoltës dhe zemërimit qytetar me turin e alternativës që forca e tij politike ofron, përbëjnë edhe hapat me të cilat opozita shprehet e vendosur të vijojë./abcnews.al