Nga Leontina Nika
Mbretëresha e valles shqipe Liljana Cingu rikthehet në vendin ku e cilëson jetën e saj, skenën.
Dy janë vallet e jetës, ajo e “Çobanit” dhe “Festë të madhe ka Shqipëria”të cilat i jetësoi në mbrëmjet dedikuar Panajot Kancit dhe Tish Daijsë duke sfiduar edhe moshën. Homazh me këto valle ka edhe për partnerin e skenës Rexhep Çelikun.
Në vitin “97, në moshën 47-vjeçare ajo u shkëput, nga Ansambli, por jo nga skena dhe profesioni.Tashmë është rikthyer në ansambël si mentore e brezit të ri, tek i cili ka shpresë
Si dhe i jep këtë porosi.
Ndërkohë që legjendë për të mbetet maestro Panajot Kanci.
Talentin dhe pasioni për vallen janë dy element që brezi i ri duhet ti ketë me qëllim që të arrijnë nivel të lartë profesional.
Shqetësim për të mbeten vallet masive, megjithëse tashmë janë plotësuar 11 çifte me afrimin e brezit të ri sërish për të nuk janë mjaftueshëm.
Folklori për të mbetet , pasuri kombëtar ndaj duhet trashëguar ndër breza.
Liljana Cingu valltare e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore për merita të veçanta dhe kontribut në vallen popullore është nderuar nga presidenti shqiptar me urdhrin “Mjeshtër i madh”. Por si moment të veçantë në karrierën e saj rendit atë të vitit 1970 ka qene kulmi i Ansamblit në France, që u nderua me çmimin “Gjerdani te Arte”. /abcnews.al