Kukësi-Kastioti ndeshja hapëse e javës së 20-të të Abissnet Superiores, do të luhet në orën 13:45.Një sfidë ku verilindorët dhe krutanët do të kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive, por synimet e skuadrave janë të kundërta.
Djemtë e Diego Longos kërkojnë të mos humbin terren ndaj dy ekipeve të vendeve të para, ndërsa skuadra e Emiliano Çelës kërko pikët për t’iu larguar sa më shumë vendit të fundit.
Për këtë sfidë të dy trajnerët kanë vendosur për lojtarët titullarë që do të hedhin në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës.
Formacionet zyrtare:
Kukësi: Tafas, Dragoshi, Lulaj, Pëllumbi, Gligorov, Gj.Taipi, Sh. Taipi, Ndreca, Basa, Feijao, Musta. Trajner: Diego Longo
Kastrioti: Sali, Rami, Dida, Hussein, Kodra, Okebugwu, Karakaçi, Greca, Hasani, Zogaj, Kaina. Trajner: Emiliano Çela. /f.a/abcnews.al