Kandidati i Berishës në Dibër fton rivalët në debat: Ka ikur koha e kryetarëve që jetojnë në hotele

schedule11:56 - 13 Shkurt, 2022

schedule 11:56 - 13 Shkurt, 2022

Premtim Kryemadhi, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për kryetar bashkie të Dibrës i ftoi rivalët e tij në garë për një debat publik. Në fjalimin e tij ai deklaroi se ka ikur koha e kryetarëve të bashkive që jetojnë në hotele.

“Ka ikur koha e kryetarëve të bashkive që jetojnë në hotele. I ftoj tre kandidatët në një debat publik televiziv. Dibranët e zgjuar e meritojnë një debat të tillë. Koha për t’u zgjuar ka ardhur. Fitorja që nuk erdhi kurrë me opozitën falso të Lulzim Bashës do të vijë më 6 mars.

Të marrim në dorë fatet e Dibrës. 6 Marsi do të jetë dita e ndarjes më të keqen. Ne kemi përvojën ndaj me votën tuaj, mundemi. Të bashkohemi për Dibrën, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Të gjithë më 6 mars të votojnë për shpresën”, tha Kryemadhi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!