Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Sekret”. Ajo do të performojë e para në natën e parë gjysmëfinale.
Ndërkohë, aktualisht këngëtarja ka nisur xhirimet e videoklipit, të cilin fansat po e presin me padurim.
Mirëpo, duket se Hajati ka vendosur t’i surprizojë të gjithë. Ajo ka ndërruar “look”. Këngëtarja është bërë brune, duke i lyer flokët e zezë dhe me baluke.
Nuk dihet se si do të shfaqet Ronela gjatë performancës në Eurovision, por deri atëherë nuk na mbetet veçse të presim./abcnews.al
View this post on Instagram