Situata politike, delegacioni i PE takon Kryeministrin Rama

schedule20:13 - 27 Shkurt, 2019

schedule 20:13 - 27 Shkurt, 2019

Pas takimit me drejtuesit e opozitës dhe me ministrin e brendshëm Sander Lleshaj, takime që u zhvilluan në zyrat e delegacionit të BE në Tiranë, grupi i eurodeputetëve ka shkuar në Kryeministri. Për rreth një orë ata kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, ku siç ishte njoftuar në axhendë, ka qenë i pranishëm dhe ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e jashtme, Gent Cakaj.

Nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar mbi këtë takim, por besohet se situata e krijuar në politikën shqiptare pas dorëzimit të mandateve nga deputetët opozitarë dhe  fillimi i protestave nga opozita kanë qenë në fokus të diskutimeve.

Nesër në orën 10.15 do të ketë një konferencë shtypi nga delegacioni i Parlamentit Europian që ka mbërritur në Tiranë, gati tri javë para publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë. /abcnews.al