Kurti: Votimi për njohjen e patentave, tregon për besimin e Gjermanisë në institucionet e Kosovës

schedule17:12 - 11 Shkurt, 2022

schedule 17:12 - 11 Shkurt, 2022

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar Gjermaninë për njohjen e patent shoferëve të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Shefi i qeverisë ka shkruar në Twitter se votimi për njohjen e patent shoferëve shfaq besimin në autoritetet e Kosovës nga ana e shtetit gjerman.

“Lajme të mirë për qytetarët tanë në Gjermani. Sot Këshilli Federal Gjerman ka votuar pro njohjes së patent shoferëve të Kosovës, duke shfaqur besimin e plotë në autoritetet kompetente të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Gjermania ka vendosur sot që t’i njohë patentë-shoferët nga Kosova. Ky propozim ka marrë miratimin e të 16 landeve gjermane.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se Kosovës s’i mungoi asnjë votë.

“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar Ajeti./ Express