Kryeministri Edi Rama ka organizuar takimin e përjavshëm me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes. Ai kërkon që të gjithë ta shohin si një adresë urgjencë për zgjidhjen e problemeve.
Kryeministri Edi Rama ka organizuar takimin e përjavshëm me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes.Ai kërkon që të gjithë ta shohin si një adresë urgjence për zgjidhjen e problemeve.
E mërkura është ditë mesazhesh për kryeministrin Edi Rama. Vecanërisht ndaj atyre qytetarëve që nuk besojnë në zgjidhjen e problemeve nga zyrat e shtetit.
“Platforma është produkt i besimit të qytetarëve për të bashkëqeverisur me njerëzit e zakonshëm. Është si adresë urgjence për të gjithë ata që ‘plagosen’ në zyrat e shtetit”.
Në platformën e bashkëqeverisjes kanë nisur të adresojnë shqetësimet e tyre edhe studentët. Në dritaren e posacme që u krijua për ta janë mbi 1000 pyetjet e drejtuara tha kryeministri Rama.
“Jemi në fazën e mbledhjes së të gjitha të dhënave për nevojat e universiteteve në drejtim të infrastrukturës, për ato që kanë nevojë për projekte. Por edhe për logjistikën, laboratorët, praktikat e punës dhe konsulencat. Gjatë këtij mandati ne do të mund të çelim kantierin më të madh në historinë e universitetit për të kryer një transformim epokal në të gjitha drejtimet”.
Në takimin e përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes nuk e shmnagu krahasimin që i bën qeverisë së tij me ata që duan të qeverisin nesër.
“Sa shumë njerëz në fushatë janë përpjekur të thonë unë jam zëri juaj dhe gjithcka e ka marrë era, por me ne është ndryshe”. /abcnews.al