Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të premtje në Gjiroskastër ku një 32 vjeçar është munduar që të grabisë zyrën e Postës Shqiptare të qytetit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen e Pazarit, ku në pranga është vënë autori Armando K. 32 vjeç.
32 vjeçari nën kërcënimin e armës mësohet se ka hyrë në zyrën e Postës Shqiptare në Pazarin karakteristik të qytetit të Gjirokastrës, dhe ka marrë një pjesë ende të padeklaruara vlerë monetare tek sporteli ku po ndaheshin pensionet.
I riu nga Vlora emigrant në Greqi pasi ka marrë të hollat është përpjekur që të largohet nga vendi i ngjarjes, por policia e ka kapur vetëm 10 minuta pas ngjarjes.
Arrestimi i tij është bërë në zonën e ish Poliklinikës në lagjen Meçitë.
Ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./abcnews.al