Është fakt se xhinset dhe sidomos ato të errëta, sa më shumë të lahen, aq më shumë humbasin ngjyrën e tyre.
Edhe pse ekspertët e modës sugjerojnë se zgjidhja më e mirë për t’i mbrojtur nga njolla është mos larja e tyre fare, ne ju paraqesim një alternativë më realiste për ta mbajtur ngjyrën e tyre të gjallë dhe të freskët pa bërë shpëlarje.
Çfarë duhet të bëni? Sigurohuni që ta njomni për gjysmë ore në 5 litra ujë të cilin e keni tretur më parë 60 gram uthull. Lërini xhinset tuaja të thahen dhe më pas shpëlajini mirë pa përdorur asnjë detergjent. Sado e çuditshme t’ju duket, uthulla vepron si stabilizues i ngjyrës, mbron ngjyrën dhe në këtë mënyrë parandalon zbehjen.
Nëse ende dëshironi të mbroni ngjyrën e një xhinsi të vjetër të zi të preferuar, gjithçka që duhet të bëni është ta zhytni në një legen me ujë të vakët. Më pas shpërndani në të një qese çaji dhe lërini rrobat të zhyten në këtë tretësirë për 45 minuta. Në fund, shtrydhni mirë xhinset tuaja dhe shpërndajini të thahen pa i shpëlarë fare. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do t’i jepni fund zbehjes së xhinseve tuaja të vjetra, por do të shihni sërish ngjyrën e tyre të gjallërohet!
Nëse ende dëshironi të mbroni ngjyrën e një xhinsi të vjetër të zi të preferuar, gjithçka që duhet të bëni është ta zhytni në një legen me ujë të vakët. Më pas shpërndani në të një qese çaji dhe lërini rrobat të zhyten në këtë tretësirë për 45 minuta. Në fund, shtrydhni mirë xhinset tuaja dhe shpërndajini të thahen pa i shpëlarë fare. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do t’i jepni fund zbehjes së xhinseve tuaja të vjetra, por do të shihni sërish ngjyrën e tyre të gjallërohet!/abcnews.al