Neymar bie pre e një mashtrimi, i vidhen rreth 37 mijë euro

schedule09:28 - 11 Shkurt, 2022

schedule 09:28 - 11 Shkurt, 2022

Policia e shtetit të Sao Paulos ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili akuzohet se ka vjedhur rreth 37 mijë euro, nga llogaria bankare e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar.

Sipas policisë, i riu, i cili punonte si asistent administrativ në një kompani dhe identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është pjesë e një grupi kriminal të dedikuar për mashtrim me transaksione të paligjshme.

Individi, i cili përdorte një sistem të transfertave bankare të çastit në internet të njohur si PIX në Brazil, u arrestua nga agjentë specialë të Departamentit Rajonal të Hetimeve Kriminale, të cilët kishin hetuar mashtrimin ndaj disa klientëve të bankave, përfshirë Neymar.

I dyshuari u arrestua në një lagje në Zona Leste, një nga rajonet më të populluara të Sao Paulos, dhe autoritetet treguan se ata tashmë kanë identifikuar persona të tjerë që morën pjesë në mashtrime.

Ndërkohë, Neymar nuk ka komentuar deri më tani për incidentin./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!