E rëndë, 41 vjeçari amerikan një orë pasi postoi foto me fëmijët i vrau

schedule07:44 - 11 Shkurt, 2022

schedule 07:44 - 11 Shkurt, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida në Shtetet e bashkuara të Amerikës ku një 41 vjeçar, pasi postoi një foto me fëmijët e tij në rrjetet sociale në fund i ka vrarë ato.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Uberto Zapata, 41 vjeç ka vrarë në fillim fëmijët Valeria 12 vjeç, Matias 9 vjeç dhe më pas edhe veten.

Viktimat janë gjetur ng ish bashkëshortja e 41 vjeçarit me të cilën ai ishte zënë pak orë para ngjarjes në lidhje me vendndodhjen e fëmijëve.

 

Ndërkaq nëna e 41 vjeçarit pohon se djali i saj vuante nga depresioni por që nuk ka pranuar asnjëherë që të merrte ilaçe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!