Forcat e Armatosura dhe Bashkia Fier kanë nisur forcimin e argjinaturës së lumtit Vjosë me qëllim shmngien e përmbytjeve. Ministrja e mbrojtjes Olta Xhacka gjatë inspektimit të punimeve u tha banorëve se është përcaktuar edhe një buxhet për parandalimin e situatave nga reshjet e shirave.
Mesa duket nuk do ti tremben më përmbytjeve të përvitshme. Janë Forcat e Armatosura dhe bashkia Fier që kanë nisur forcimin e argjinaturës së lumit Vjosë në një gjatësi prej gati 4 km.
Ngritja me mbi 2 metër nga niveli ekzistues i kësaj argjinature, nga fshati Ferras, deri në rrugën nacionale Levan-Tepelenë, afër fshatit Frakull, pritet të përballojë pa problem prurjet e lumit Vjosë gjatë stinës së reshjeve.
“Kemi filluar të mbështesim edhe me buxhet të gjitha këto projekte parandaluese që të mos kemi vetëm adresim të problemeve kur ndodhin emergjencat, por mundësisht t’i parandalojmë sepse dëmet që na shkaktojnë janë shumë më të mëdha sesa kostot që do kishim pasur në rast se do kishim investuar paraprakisht. Do na keni mbështetje, jo vetëm këtë vit, por edhe vitin tjetër për të finalizuar gjithë sa do na duhet për ta evituar njëherë e mire problemin e përmbytjeve këtu”.
Gjatë qëndrimit në qarkun e Fierit, ministrja Xhaçka pa nga afër punën për ndërtimin e bypass-it të Fierit, i cili ka një gjatësi prej rreth 22 km dhe lidh autostradën Lushnje-Fier me atë Fier-Vlorë dhe aksin Levan-Tepelenë, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit.
Aktualisht në këtë bypass po punohet paralelisht në 7 segmente të ndryshme dhe pritet që hapja e një korsie të bëhet para sezonit turistik veror./abcnews.al