Kryetari i Partisë Demokratike në Vorë Pellumb Brusha i pranishëm në prezantimin e kandidatit të Berishës, bëri sot një lapsus gjatë fjalës së tij.
Teksa po mbyllte fjalimin, Brusha i kërkoi të pranishmëve të votojnë kandidatin Lulzim Basha.
Lexo edhe: Basha në SPAK për Toyota Yaris, Berisha: Askush s’e mori vesh rolin e tij
Turma u bë gati të brohorasë por kur dëgjoi deklaratën e Brushës shpërtheu në të qeshura ndërsa ky i fundit nxitoi të korrigjohet duke vënë dorën para gojës. /abcnews.al

