Juventus ultimatum Dybalas, mund të “sakrifikohet” De Ligt për rinovimin e argjentinasit

schedule15:30 - 10 Shkurt, 2022

schedule 15:30 - 10 Shkurt, 2022

Sulmuesi argjentinas, Paolo Dybala është në vitin e fundit të kontratës së tij me Juventusin, kështu e ardhmja e tij vazhdon të jetë “pezull” pasi lojtari dhe “Zonja e Vjetër” nuk kanë gjetur akoma gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.

Rrezikshmëria për tu larguar si një lojtarë i ri në fund të sezonit ka bërë që bardhezinjtë të mos heqin dorë kollaj nga sulmuesi i tyre, dhe po mundohen të plotësojnë kërkesat e argjentinasit për ta bërë atë të rinovojë kontratën.

Juventus i ka ofruar pagën prej shtatë milionë eurove në sezon, aq sa e ka edhe Dusan Vlahovic. “Zonja e Vjetër” i ka bërë të qartë argjentinasit se nuk mund të ngritin më shumë ofertën e tyre dhe shuma prej shtatë milionë eurove në sezon është maksimumi që mund t’i ofrojnë.

Dybala i ka bërë të qartë agjentit se dëshiron të qëndrojë në Torino dhe i ka kërkuar atij të diskutojë për detajet.

Mediat italiane bëjnë me dije se klubi torinez ka vendosur të zgjidhë shpejt dy çështjet më të nxehta: Rinovimin e Dybala dhe situatën me Matthijs De Ligt. Në lidhje me pagën e lartë, Juventus është gati që të shesë edhe De Ligt, për shkak se përfiton 8 milionë neto dhe katër bonuse. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!