Një prokuror ka ardhur nga Belgjika në Tiranë në lidhje me çështjen e “Tyota Yaris”, ku u tentua futja e një shumë të mëdha parash në Shqipëri të siguruara nga trafiku i drogës.
Abcnews.al mëson se ai ka kryer një takim në SPAK dhe prokurorinë e Tiranës ku edhe kanë marrë dokumentacion në lidhje me hetimet e kryera deri më tani në Shqipëri mbi skandalin e “Toyota Yaris”.
Takimi i parë i tij ka qenë me drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Ymeraj ku ka marrë informacione mbi çështjen e “Tyota Yaris”, ndërsa më pas i është drejtuar SPAK-ut ku ka marrë të dhëna në lidhje me një grup kriminal nga Shqipëria që ushtron aktivitet edhe në Belgikë. Bëhet fjalë për një çështje pastrimi parash që po hetohet nga të dyja prokuroritë.
Çështja Tyota Yaris
Policia konstatoi një shumë prej 3.4 milion euro në një makinë tip “Toyota Yaris” në qershor 2018 në portin e Durrësit. Shuma u fut ilegalisht dhe dyshohet nga SPAK se janë para të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm në Belgjikë.
Më herët për Gjykata e Tiranës dënoi Ervis Vladin, si personi i cili i futi këto shuma për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi”. Pak kohë më parë, Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit e 6 muaj burg Vladin, pasi u kap me 3.4 milionë euro të fshehura brenda makinave “Toyota Yarsi”.
Ai ka përfituar gjykim të shkurtuar që do të thotë se do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit. Në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj.
Katër të arrestuarit në Shqipëri për këtë ngjarje kanë qenë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa janë liruar. Ndërsa të proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj. /abcnews.al