Supërfuqinë e Ramës si sundues, Karlo Bolino e sheh si pasojë të administratës së korruptuar, drejtësisë që mungon, dhe medias. Por sipas tij dhe vetingu në polici po shkatërron shpirtin e policëve.
“Kjo superfuqi e Ramës është paaftësia e administratës publike. Në Itali është e balancuar nga Kuvendi, administrata publike që nuk ndryshon pavarësisht nga pushteti, është drejtësia dhe media.
Në Shqipëri këto mungojnë, dhe ky projekti i vetingut po shkatërron edhe shpirtin e policëve, se një polic sot është përballë vetingut, po dëmton shpirtin e policit, polici është i dekurajuar”.
Sipas tij, kjo qeveri ka korrupsion, sepse pengesa kryesore duhet të ishte politika që të krijonte kushtet për pengesë, por mungon edhe arbitri kryesor që është drejtësia.
“Roli në media të mirëinformuar dhe keqinformuar janë thelbësorë. Kjo qeveri ka korrupsion, por pengesa kryesore është politika, duhet të krijojë kushtet për të penguar korrupsionin. Në Shqipëri mungon një arbitër që është drejtësia. Nëse një Kryeministër, ministër etj. nuk ka frikë nga drejtësia se nuk ekziston atëherë ka vjedhje votash, korrupsion dhe gjithçka”. /abcnews.al

