Zjarr, shashka dhe thirrje kundër qeverisë para parlamentit (Video)

schedule18:11 - 26 Shkurt, 2019

schedule 18:11 - 26 Shkurt, 2019

Opozita e bashkuar po zhvillon këtë pasdite protestë para parlamentit. Gjatë tubimit që nisi rreth orës 17:00, protestuesit kanë bërë thirrje kundër qeverisë. Gjithashtu ata kanë hedhur shashka dhe flakadanë në drejtim të kordonit policor.

Ndërsa në oborrin e parlamentit është djegur dhe një gomë si dhe një një fotografi e Ramës që ngjan me presidentin venezuelian Maduro.

Një kordon policie i përbërë nga dhjetëra efektivë ka bllokuar hyrjen kryesore të parlamentit, ndërsa ABC News mëson se në total, janë angazhuar rreth 1 mijë forca të Ndërhyrjes së shpejtë, të RENEA-s, Shqiponjave dhe nga Garda e Republikës.

Deri më tani nuk raportohet ndonjë efektiv i lënduar. Gjithashtu gjatë gjithë kohës, uniformat blu kanë bërë thirrje me megafon që të ndalen veprat e dhunshme pasi përbëjnë vepër penale./abcnews.al