Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka deklaroi sot se ende nuk ka një projekt-rezolutë të draftuar për konfliktin ruso-ukrainas. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Xhaçka tha se Shqipëria si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB është gjithashtu në një bashkëpunim të ngushtë me SHBA.
“Nuk jemi ende në atë fazë, nuk ka ende projekt rezoluta të draftuara që të marrin përkrahjen e vendeve të tjera. jemi në fazën ku kemi dakordësuar një bashkëpunim të ngushtë me SHBA ku do të jemi të dyja palët bashkëhartues. Duke i dhënë Shqipërisë gjithë prestigjin, për atë që është një vend konstruktiv që do të luajë një rol aktiv në Këshillin e Sigurimit”, tha ministrja. g.v/abcnews.al