Goditet rrjeti i bandës me shqiptarë, italianë e maqedonas, gjenden 12 kg kokainë e 56 mijë euro

schedule18:52 - 8 Shkurt, 2022

schedule 18:52 - 8 Shkurt, 2022

Policia italiane ka rënë në gjurmët e një bande të trafikut të drogës, pjesë e së cilës janë edhe shqiptarë. Gjatë një operacioni të fundit janë arrestuar dy persona, janë sekuestruar 12 kg kokainë si dhe 56 mijë euro që dyshohet se janë rezultat i veprimtarisë së paligjshme.

Hetimet bënë të mundur konstatimin e ekzistencës së një grupi të gjerë kriminal të përbërë nga 5 persona të nacionaliteteve të ndryshme (italianë, shqiptarë dhe maqedonas).

Fillimisht u bë identifikimi i shtëpisë së frekuentuar nga blerësit, e përdorur nga persona me precedentë penalë. Filluan kontrollet dhe në banesë u gjetën dhe sekuestruan mbi 12 kg lëndë narkotike gati për t’u hedhur në treg dhe 56 mijë euro cash.

Dy 25-vjeçarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut të cilët ishin edhe “menaxherët” e veprimtarisë së paligjshme u arrestuan. Pas arrestimit ata u dërguan në burgun e Montorio Veronese. Më pas me qentë e stërvitur antidrogë, policia bastisi edhe shtëpitë e personave të tjerë duke bërë të mundur gjetjen e antidrogës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!