Ish-fituesi i “Big Brother”, Anaid Kaloti ka bërë një deklaratë shumë të fortë lidhur me “Big Brother VIP”. Ai ka bërë një parashikim lidhur me finalistët, që do të zgjidhen pas Ilirit.
I ftuar në ‘Mëngjesi në Dritare’, Anaidi u shpreh se Einxhel lë garën një javë para finales, ndërsa si fitues sheh Donaldin.
Sipas Kalotit, Iliri është favorizuar shumë në lojë, pasi shumë gjëra që ka thënë nuk janë dhënë në “prime”.
“Iliri është favorizuar shumë në lojë. Shumë gjëra që Iliri i ka thënë nuk janë dhënë në Prime. Ka shumë gjëra që nuk i japin meritën Ilirit për të marrë çmimin e Big Brother Vip. Pozicioni i tij është luajtur me hatër. Nga ana tjetër janë Beniada dhe Monika. Beniada është njeri superpozitv, të gjithë e dinë, por nuk mjafton për të fituar një garë si BBV. Nuk fitohet me të qenurit thjesht pozitiv. Duhet të jesh luftarak, duhet të mbash presionin, duhet të flasësh dhe të ngresh zërin. Arjola e mori çmimin, ndërsa Einxhel del një javë para finales”, tha Anaidi./abcnews.al