Në “Byro Politike”, paneli i të ftuarve ka diskutuar mbi zgjidhjet e mundshme, të cilat mund të ndihmojnë politikën shqiptare për të dalë nga situata në të cilën është përfshirë vendi pas djegies së mandateve të opozitës, ndër më emergjentet janë ndryshimet kushtetuese.
Kreu i PR Fatmir Mediu: E para një herë dua të them ketë që ne si vend i vogla e kemi vështirë të bëjmë histori pozitive dhe shpresoj të mos krijojmë histori negative që te kenë kosto. E para mendoj që opozita është në të drejtën e saj me provat që kanë dalë të që thotë se kjo qeveri është ilegjitime. Kemi një sistem të kapur dhe drejtësi të kontrolluar politikisht. Ne nuk e kemi Gjykatën Kushtetuese që të marrim një qëndrim më ngjarje të caktuar. Kjo i jep mundësi politikës që të reagojë dhe të shkojë në këtë situatë ku jemi sot. Ne nuk kishim ku t’i çonim çështjet për tu shqyrtuar në Gjykatë Kushtetuese. Opozita në këtë situatë ndërmori këtë pozicion inekstrem. Nëse nuk do ta ndërmerrnim, në të kundër do të ishim një opozitë fasadë. Por tani ne bëjmë koshientë shqiptarët, faktorin ndërkombëtar për situatën në Shqipëri.
Arben Ristani: Vërtet jemi para një problematike të tillë që opozita ka dalë nga Parlamenti. Qënia e vendit pa Gjykatë Kushtetuse është një tmerr i madhe për drejtësinë. Vendi sot është edhe pa Gjykatë të Lartë. Në Gjykatën e Lartë numri i dosjeve të stivuara ka arritur në 40-mijë. Sistemi është në kolaps. Po dalin nga loja gjykatat e apeleve. Shoqërinë njerëzore e mban rregulli i pasqyruar në Kushtetutë dhe ligj. Pa rregull dhe ligje gjithçka mund të ndodhë.
Arben Malaj: Ka plot mënyra për të detyruar një qeveri të japë dorëheqjen dhe ka plot mënyra që një opozitë të vijë në pushtet. Duhet të këtë një propozim konkret dhe me afate konkrete për plotësimin e ndyshimeve kushtetuese të vendit. Mund të arrihet kompromis për zgjidhje por nuk mund të arrihet zgjidhje. Por nëse kemi zgjidhje mund të arrihet kompromisi.
Arben Ristani: Dosja 339 zbuloi majën e ajsbergut dhe ky vend do burra shteti të cilët janë të përgjegjshmë të cilët mendojnë jashtë karriges së tyre personale, pra mendojnë edhe për vendin e tyre. Erdhi me reformën territoriale po çfarë ka sjellë sot, po reforma shëndetësore, ajo në drejtësi, pra ku jemi sot me këto reforma. Më thoni ku jemi me të gjitha këto? A janë të gjitha këto të dështuara? Ka një problem të madh dhe nuk mund të kalojë pa u vënë re. Nga kjo situatë dilet në rast se ka burra shteti ose populli në kombë dhe këta që janë do na hapin rrugën.
Kristaq Kume: Për mua PD dhe PS le të çojnë deri në fund marrëveshjen e Majit. Ata duhet të filloinë ndryshimet Kushtuese deri në fund sepse ajo marrëveshje na ka dërrmuar. Pastaj të diskutohet se kur do bëhen zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë./abcnews.al