U gjet i shkrumbuar brenda makinës, dyshohet se i riu u vra dhe u dogj. Zbardhen dëshmitë: Më la makina në Krrabë

schedule15:21 - 7 Shkurt, 2022

schedule 15:21 - 7 Shkurt, 2022

ELBASAN – Armand Mici 32-vjeçari i cili u gjeta i shkrumbuar brenda automjetit te tij tip “Pasat” dyshohet se mund të jetë vrarë.

Një burim brenda grupit hetimore tha për ABC se ka dyshime se 32-vjeçari mund të jetë thirrur nga persona të pa identifikuar të cilët i kanë kërkuar të sjell në vendin ku u gjet i shkrumbuar një sasi prej 13 litrash benzinë çka e konfirmojnë edhe pamjet filmike të sekuestruar në karburantin ku viktima ka ndaluar për ta blerë.

Lexo edhe: EMRI & FOTO/ Ky është viktima që u gjet i shkrumbuar në Krrabë, bleu benzinë dhe…

I marre në pyetje nga grupi hetimore punonjësi i karburantit që i ka shitur sasinë prej 13 litrash benzinë ka pohuar në deklarimet se 32 vjeçari nuk kishte bërë asnjë veprim dyshues gjatë komunikimit të shkurtër që ka pasur. Mes të tjerash punonjësi i karburantit thotë se e ka pyetur viktimën pse i duhej një sasi kaq e madhe me benzinë në bidon, ndërsa 32 vjeçari i është përgjigjur se e kishte lënë makina në Krrabë, pra në vendin ku u gjet pa jetë, ndërsa në kamerat e karburantit shfaqet me makinën në pronësi të tij dhe për të cilën i tha punonjësit të karburantit se e kishte lënë në mes të rrugës në Krrabë në aksin e vjetër Elbasan-Tiranë.

Ndërkohë një tjetër dyshim është edhe mënyra si ai u gjet i vdekur në pjesën e pasme ta automjetit të tij. Megjithatë hetimet vijojnë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!