Kokën ulur dhe me kapuç, këta janë të arrestuarit për vrasjen e 19-vjeçari në Selanik

schedule14:21 - 7 Shkurt, 2022

schedule 14:21 - 7 Shkurt, 2022

Deri të premten është lënë afati që të dëshmojnë të arrestuari për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis në Selanik. Pas afatit që kanë marrë, ata kthehen në qendrat e paraburgimit të Sigurimit të Selanikut.

Ndërkohë hetuesit kanë filluar marrjen në pyetje të 9 të arrestuarve. Ndërkohë një shqiptarë dhe një grek vijojnë të jenë në kërkim.

Para gjykatës ka pasur tensione pasi familjarët e viktimës u janë sulur të akuzuarve për vrasjen.

Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e të arrestuarve. Ata janë shfaqur me kapuç në kokë. Ndërkohë në hetuesi ata kanë filluar akuzat ndaj njëri tjetrit. Në një moment disa prej të arrestuarve kanë thënë se thika që vrau Aliksin nuk mbahej nga shqiptari i arrestuar në fillim por nga një grek. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!