Një vit më parë, minifundi bëri rikthimin dinamik nga vitet ’60 dhe ’70 duke mbushur pasarelat e shtëpive si Versace, Chanel, Miu Miu dhe Missoni. Tani, me ardhjen e 2022-it, vazhdon të dominojë. I kudondodhur në sfilatat e pranverës, minifundi dëshmoi se jemi më të etur se çdo gjë tjetër për gjallëri dhe zgjedhje veshjesh që shkojnë kundër status quo-së.
Bëri debutimin në dekadat e ndryshimeve të mëdha shoqërore. Në ditët e sotme, emra të mëdhenj të modës, nga Balmain te Max Mara, Versace, Blumarine dhe Chanel kanë verifikuar dëshirën për të nxjerrë në pah anën më seksi. Stili i ri fokusohet në një siluetë më të strukturuar, me bel të ulët, që përqafon trupin dhe nuk ka frikë të eksperimentojë me ngjyra të ndezura.