Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në Paris dhe Milano në moshën 13-vjeçare” – Joklin Dika, shqiptarja e re që po shkëlqen në pasarelat e botës

schedule12:25 - 5 Qershor, 2026

schedule 12:25 - 5 Qershor, 2026

Vetëm 13 vjeç, por me një eksperiencë që shumë modele e ndërtojnë pas vitesh pune. Joklin Dika po kthehet në një nga emrat më premtues të modelingut shqiptar, duke përfaqësuar vendin në disa prej eventeve më prestigjioze të modës në botë.

E reja ka qenë pjesë e Javëve të Modës në Paris dhe Milano, duke ecur në pasarela ku prezantohen koleksionet e markave më të njohura ndërkombëtare. Për Joklinin, marrja e ftesës për këto evente ishte një emocion i jashtëzakonshëm.

“Kur më erdhi ftesa isha shumë e lumtur, sepse aty marrin pjesë marka të njohura botërore. Kur dola në skenë, të gjithë sytë ishin tek unë dhe emocionet ishin të mëdha”, tregon ajo.
Përvoja në pasarelat ndërkombëtare i ka hapur dyer të reja. Ajo ka njohur modele nga vende të ndryshme të botës dhe ka krijuar kontakte që i kanë dhënë mundësinë të ftohet sërish në evente të rëndësishme të modës.



Talenti i saj u vu re që në moshë të vogël. Në moshën 11-vjeçare, Joklin u rendit e dyta mes 100 konkurrentëve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz “Model of the Universe”, zhvilluar në Rumani. Ajo konkurroi në kategorinë “Kids”, duke u dalluar për paraqitjen dhe profesionalizmin përballë një jurie prestigjioze.
“Ky konkurs ishte një ëndërr për mua. Ishte një sfidë e madhe, sepse isha më e vogla në kategori”, shprehet ajo.

Rruga e saj nuk ndalet këtu. Joklin ka përfaqësuar Shqipërinë në evente të zhvilluara në Estoni, Francë, Gjeorgji, Antalia, Monako, Monte-Carlo, Dubai dhe madje edhe në Festivalin e famshëm të Kanës.
Por si nisi gjithçka? Sipas saj, frymëzimi erdhi nga vajzat që shihte në ekran dhe nga pasioni për artin. Familja e regjistroi fillimisht në kurse kërcimi, ku talenti i saj ra menjëherë në sy.
“Profesori më dalloi që në fillim dhe pa se isha ndryshe nga vajzat e tjera. Aty nisi gjithçka”, kujton ajo.

Sot, Joklin Dika është një shembull se si talenti, puna dhe këmbëngulja mund të çojnë një vajzë të re shqiptare nga kursi i kërcimit deri në pasarelat më të famshme të modës botërore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!