Kancelari gjerman Olaf Scholz ka komentuar situatën mes Ukrainës dhe Rusisë.
Në një intervistë të dhënë për mediat, Scholz ka deklaruar se Bashkimi evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë “të bashkuara dhe të vendosura” nëse Rusia pushton Ukrainën .
Duke hedhur poshtë akuzat se Gjermania duket të jetë një aleate jo e besueshme në krizën ukrainase, Scholz siguroi se Gjermania është një “partner shumë i mirë” dhe konfirmoi se ai do të dërgojë trupa në shtetet baltike./abcnews.al