Fenomenet e sjelljes raciste në futboll nuk kanë fund.
Këtë herë në ndeshjen mes Guimaraes dhe Bragës (2-1), 16-vjeçari Roger Fernandez nga Guinea-Bissau u përball me thirrje raciste nga tribuna.
Natyrisht, ky nuk është i vetmi incident racizmi në Portugali, pasi dy vite më parë Marega e Portos ishte larguar nga fusha pasi u sulmua në tribunë, ndërsa në 2017-ën viktimë e saj ra edhe Nelson Semedo. /abcnews.al/