Ligji i qeverisë për prokurimet publike është vetëm një ndër 50 ligjet e cilësuar problematike ose të bëra me porosi gjatë periudhës 2008-2020, sipas raportit: Zbërthimi i kapjes së shtetit në Shqipëri” i hartuar nga Transparencë International në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe ndërmjetësim. Raporti u publikua në vitin 2021 dhe kishte si subjekt shqyrtimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë.
Trasparencë International ka evidentuar disa ligje të cilat i cilëson abuzive. si psh: ligji special për teatrin kombëtar, ligji për lojërat e fatit, ligji për aeroportin e Vlorës, e të tjera. Eksperti i IDM Gjergji Vurmo shpjegon se si finalizohet një ligj me porosi.
Përgjatë një viti prej kohës kur u publikua raporti: Zbërthimi i kapjes së shtetit në Shqipëri” i hartuar nga Transparencë International në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe ndërmjetësim, situata veçse është përkeqësuar sipas njërit prej autorëve të raportit, Gjergji Vurmo.
Ky dokumentar është një produkt i @abcnews.al, zbatues të projekteve të financuara në kuadër të programit Investigative Network Albania (INA), një iniciativë e përbashkët e @QJournalism, @albanianmediainstitute dhe @Qendrafol.al, mbështetur nga @usembassytirana, e cila ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të gazetarisë hulumtuese në nivel lokal dhe kombëtar. Për më shumë informacion mbi asistencën financiare në kuadër të kësaj iniciative vizitoni faqen www.ina.media.