“Shikimet e banorëve do më mbesin gjatë në kujtime”, Poni ka një mesazh pas surprizës në “BB”

schedule11:00 - 5 Shkurt, 2022

schedule 11:00 - 5 Shkurt, 2022

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Poni ka qenë mbrëmjen e djeshme pjesë e “Big Brother VIP”. Ajo ka surprizuar Beniadën, e cila është një fanse e flaktë e këngëve të saj.

Poni gjithashtu takoi dhe banorët e tjerë, duke i uruar suksese. Mirëpo, duket se këngëtarja nuk është mjaftuar me kaq, pasi kur ka dal nga shtëpia, ka bërë edhe një postim në Instagram.

Ajo e konsideron “Big Brother” një eksperiencë që kërkon guxim dhe do të kujtojë gjatë shikimin e banorëve.

“Mbas nje vizite ne Big Brother ku perfshihesh nga emocione, qe nuk di si ti kalosh. U binda dhe njehere qe banoret kur jane te izoluar kane nevoje me shume per dashuri se ata qe jane jashte. Shikimet e tyre do me mbesin gjate ne memorie, mu duk sikur secili prej tyre donte te me pyeste, behet atje jashte a na duan ndonje cike apo kemi bere gabime. O zot nje eksperience qe do guxim. Ate kohe qe me kishin lene ne dispozicion mbas perqafimeve me Beniaden , jam e lumtur qe shkembeva me te gjjthe nga nje fjale. Sepse e di qe Beniada eshte ajo zemra e paster qe nuk do ndihej kurre keq per kete.  Kurseni fjalen e keqe sepse na kane dhuruar shume emocion dhe meritojne shume dashuri Guximtaret tane te BBV Beniada doja te flisja gjate me ty por kur te dalesh jashte do jesh ti e ftuara ime kete here”, ka shkruar Poni./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Poni Official (@poniii_official)