“Nuk ka asgjë të keqe të njihesh nga ish e dashura”, Arbëri i flet Donaldit për lidhjen me Borën

schedule22:46 - 4 Shkurt, 2022

schedule 22:46 - 4 Shkurt, 2022

Debati i Einxhelit me Donaldin është kthyer në kryefjalën e mbrëmjes së “Big Brother VIP”.

Gjithçka nisi puntatën e kaluar, kur Einxhel i tha Donaldit se ai njihet vetëm nga lidhja me Bora Zemanin, gjë që nuk u prit mirë nga aktori.

LEXO EDHE: “Ti zihesh rrugëve të Tiranës për lesh koke”, Donaldi-Einxhelit: Vjen lufton për të drejtat e femrave

Më pas debati mes tyre degradoi dhe po vijon deri këtë të premte.

LEXO EDHE: Einxhel-Donaldit: Kur unë i kam bërë intervistë Mozzikut, ti ishe duke bërë patinazh te ‘Lungo Mare’

Kjo gjë u komentua sonte nga opinionisti Arbër Hajdari, i cili u shpreh: “Ka qenë një bisedë shumë e ulët nga të dy palët. E filloi Einxheli dhe e pasoi Donaldi. Se di pse duan të ulin imazhin e njëri-tjetrit. Nëse do të bëjmë një krahasim, kanë mbajtur dy qëndrime të kundërta. Kemi një Einxhel që ato kohë mbante anën e Ilirit dhe dënonte Token që futi brenda shtëpisë atë historinë. Ashtu sic kemi dhe Donaldin, i cili mbështeste Token që sillte një histori nga jashtë. Ulja dhe tentativa për të ulur imazhin e njëri-tjetrit është një udhë pa krye sepse nuk do ju cojë në asnjë vend. Kundërpërgjigja nga Donaldi nuk kishte argumentimin e duhur. Duke i futur bisedës disa efekte të jetës së natës, të moskorrektësisë apo duke thënë që Tirana është e vogël, në atë kontekst që e kishte Donaldi, mendoj që nuk është argumentim i shëndetshëm. Duke ulur njëri-tjetrin, i ulet niveli i kësaj bisede. Futja e historive nga jashtë dhe dhënia e kontekstit për të ulur imazhin e tjetrit nuk është gjë pozitive. Nuk ka asgjë të keqe të njihesh prej ish-të dashurës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!