Trageti i linjës Bari-Durrës ka mbërritur në destinacion me 12 orë vonesë. Një problem motorik shkaktoi ankth dhe frikë për 280 pasagjerët, në një traget që kishte lënë Bari natën e shkuar dhe destinacionin kishte Durrësin. Ishte ora 3:00 e mëngjesit kur është vërë re nga kapiteneria se trageti kishte defekt tek motorët.
“Kapiteni u detyrua të qëndronte për rreth tre orë në det të hapur për të pritur që motorët të qetësoheshin. Kushtet e motit nuk na ndihmuan dhe trageti u detyrua të kthehej sërish në Bari, port nga i cili edhe u nis”, tha një nga përgjegjësit e portit, raporton albanianews.it.
Pasi problemi u riparua rreth orës 06:00 të mëngjesit trageti u nis për në Durrës, ku ka mbërritur në orën 16:00./abcnews.al