Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar operacionin e fundit në burgjet e vendit, ku përfunduan pas hekurave disa zyrtarë. I ftuar në ABC Live, Karamuço tha se siguria e burgjeve është e diskutueshme.
Ai kujton se nga burgjet janë dhënë urdhra për vrasje, madje bëjnë edhe emërime. Karamuço zbulon disa raste abuzive të zyrtarëve, ku të dënuarit mund të kenë dalë dhe janë futur sërish brenda në qeli. Ai përmend gjithashtu se një drejtor në burgun e Vaqarrit nxirrte të dënuarit, darkonte me ta dhe më pas i rikthente sërish në regjim.
Lexo edhe: Karamuço: 60% e vrasjeve në vitin 2021 nga shqiptarë të ardhur nga jashtë
“Ne e dimë që janë dhënë urdhra për vrasje në burgje. Ne kemi edhe emërime nga burgjet shqiptare. Një eksponent ka marrë në telefon pse jo edhe drejtues vendorë duke u thënë për vendet vakante, dy i dua unë për miqtë e mi. Është diskutuar jo vetëm siguria e këtyre burgjeve. Ne kishim garanci se 41 bis nuk do të prekej, ndërkohë që duke u thyer ky element i sigurisë nuk bëjmë gjë tjetër veçse lejojmë këtë fenomen. Dikush prej tyre mund të ketë dalë nga burgu dhe të jetë kthyer prapë. Ka pasur raste vitet e kaluar, në Vaqarr ka qenë një rast që drejtoi i nxirrte këta të dënuar hanin darkë dhe më pas i kthenin pra në regjim”, deklaroi eksperti. g.v/abcnews.al