Policia e Tiranës arrestoi sot noteren Rezarta Koçi, e cila akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre, pasi ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.
Por cila është Rezarta Koçi?
40-vjeçarja rezulton emër i njohur për publikun dhe drejtësinë. Në muajin nëntor të vitit të kaluar makina e noteres u hodh në erë me eksploziv.
Të lënduar fatmirësisht nuk pati, pasi në momentin që shpërtheu eksplozivi makina ishte e parkuar.
Në vitet e fundit, që prej 2019 ndaj noteres Rezarta Koçi, janë kryer 4 kallëzime për vepra të ndryshme penale.
Konkretisht për shpërdorim detyre, mashtrim, fshehje të ardhurash dhe mospagim i taksave dhe tatimeve.
Pas denoncimeve, policia ka vepruar duke arrestuar noteren.
/Abcnews.al