Fisnik Syla foli ekskluzivisht për “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa për akuzat për mashtrim. Biznesmeni pretendon se kompania turistike që e akuzon se nuk pa paguar tarifën prej 21 mijë eurosh të udhëtimit në Maldive po mashtron. Për më tepër, ai tha se dhe video përgjimi që publikuan mediat në Kosovë është montuar.
Partneri i këngëtares Fjolla Morina theksoi se është kërcënuar prej muajsh ndërsa shtoi se do të depozitojë dhe një kallëzim penal. Biznesmeni shpjegoi mes të tjerash se nuk e di për çfarë agjencie bëhet fjalë. Ndërkaq, ai u ndal dhe te marrëdhënia me Fjollën, pasi është përfolur se janë ndarë.
Ai pranoi se janë bashkë dhe shumë mirë me njëri-tjetrin. Ai sqaroi se dhe lajmi që Fjolla është shtatzënë, që u përmend në përgjim, nuk është i vërtetë. “Mirë vetëm kaq, nuk kam qejf të hyj shumë në privatësi. Është një gënjeshtër nuk ka asgjë të vërtetë aty, është një montim total.” tha ai.
/abcnews.al

