Berisha kundër hartës së re gjyqësore: Isha edhe kundër Vetting-ut “top-down”, është shkatërrues

schedule23:13 - 3 Shkurt, 2022

schedule 23:13 - 3 Shkurt, 2022

Sali Berisha ka deklaruar në emisionin “Log.” se ishte kundër “vettingut” që në fillim. Ish-kryeministri ka theksuar se ai ishte për vettingun që niste nga poshtë lart dhe jo nga lart poshtë.

Sipas Berishës ish Ambasadori Donald Lu dhe Valutin mbështetën këtë metodë që sipas ish-kryeministrit ishte shkatërruese duke e lënë sistemin pa gjyqtarë.

Duke u ndalur tek harta e re gjyqësore, Berisha është shprehur se sistemi gjyqësor është në katastrofë dhe me hartën gjyqësore shqiptarëve do u shtohen kostot.

“U kam thënë hiqni dorë nga Vettingu top down. Se nuk vlerë. Nga lart poshtë është metodë shkatërrimi. Kurse metoda nga poshtë lartë është metoda e farës. Dhe rritet gradualisht. Ata donin metodën nga lart poshtë. Dhe këtu u ndamë se Donald Lu dhe Vlautin mbështetën këtë metodë. Deh sot jemi pa Gjykata. Jemi në katastrofë dhe sot bëhet harta e re gjyqësore. Dhe shqiptarëve u shtohen kosto. Këtë e mbështet Yuri Kim se e mbështet Soros. Është reforma e Soros. Zonja Kim kur të ik nga kjo pret transferim të mirë dhe Soros e ndihmon shumë në këtë drejtim” tha Berisha./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!