Nga Xhensila Kodra
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, gjatë muajit Janar i ka kërkuar prokurorisë që të hetoje 21 punonjës të Policisë së Shtetit, si dhe një efektiv të Gardës së Republikës për vepra të ndryshme penale.
Gjithsej janë bërë 17 referime. Në raportin mujor të këtij institucioni thuhet se në pranga gjatë muajit të kaluar janë arrestuar 4 efektivë, 2 me vendim gjykate dhe 2 të tjerë në flagrancë.
Në pranga kanë përfunduar edhe 1 punonjës të Gardës, si dhe 21 qytetarë, nga të cilët 8 në flagrancë. Në kërkim, në sajë të hetimeve janë shpallur edhe dy efektivë. Në raport citohet se gjithsej SHÇBA ka trajtuar 169 ankesa. Numrin më të lartë të tyre e mbajnë ankesat për shkeljet që kanë kryer efektivët e Rendit.
Janë trajtuar për këtë kategori 84 ankesa. 42 të tjera për Policinë Rrugore, 34 ankesa për efektivët e Hetimit të Krimit dhe 3 ankesa për strukturën e Kufirit dhe Migracionit. Gjatë muajit Janar, në verifikim ishin 61 efektivë për shkelje të ndryshme, 2 punonjës të Gardës së Republikës, si dhe 7 punonjës të SHÇBA-së.
169 ANKESA TË TRAJTUARA
42 ankesa për Policinë Rrugore
84 ankesa për efektivë të Rendit
34 ankesa për efektivët e Hetimit të Krimit
2 ankesa për strukturën e Shërbimeve Mbështetëse
4 ankesë për strukturën e Burimeve Njerëzore
3 ankesa për strukturën e Kufirit dhe Migracionit
/Abcnews.al