Presidenti i shteteve të bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka konfirmuar këtë të enjte se është vrarë lideri i ISIS-it Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraisi.
Biden ka thënë se vrasje e tij ka ndodhur gjatë një operacioni ushtarak amerikan të zhvilluar një natë më parë në veri të Sirisë .
“Falë aftësive dhe trimërisë së Forcave tona të Armatosura, ne kemi rrëzuar Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraisi, liderin e ISIS. Të gjithë amerikanët janë kthyer të sigurt nga operacioni,” tha ai.
Gjithashtu mësohet se gjatë operacionit kanë humbur jetën 13 persona, mes të cilëve fëmijë dhe gra.
Al-Quraisi kishte pasuar liderin e ISIS Abu Bakr al-Baghdadi, i cili ishte kreu i Shtetit Islamik gjatë periudhës kur pushtoi zona të mëdha toke, si në Siri ashtu edhe në Irak, duke formuar të ashtuquajturin Kalifat.
Al-Baghdadi u vra në vitin 2019 nga trupat amerikane në një operacion në veri të Sirisë pasi mposhti ISIS-in në fushën e betejës./abcnews.al