Momenti i vrasjes së 19 vjeçarit grek, shqiptari i arrestuar mohon akuzat

schedule08:51 - 3 Shkurt, 2022

schedule 08:51 - 3 Shkurt, 2022

23 vjeçari i arrestuar për vrasjen e të riut grek në mënyrë makabre këtë të enjte do të dalë para prokurorisë. Ndërkohë në dëshminë e tij të parë ai ka mohuar akuzat për vrasjen e 19 vjeçarit Alkis.

Ndërkohë policia përveç shqiptarit të arrestuar është dhe në kërkim të dy shtetasve të tjerë të identifikuar nga kamerat e sigurisë si persona të përfshirë në këtë ngjarje makabre.

Ndërkaq arrestimi i shqiptarit nuk u mjafton familjarëve dhe qytetarëve të tjerë të cilët kërkojnë drejtësi për vrasjen e të riut, ato kërkojnë dënimin e të gjithë huliganëve që morën pjesë në sulmin vrasës në orët e para të së hënës.

Mediat greke kanë publikuar video nga momenti i vrasjes së të riut ku shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur shikohet duke ikur me vrap pas kryerjes së vrasjes.

Shqiptari ishte një nga tre të dyshuarit e arrestuar pasi u identifikua nga pamjet video si personi që hynte dhe dilte nga dy makinat që drejtoheshin nga grupi prej rreth dhjetë huliganësh, të cilët sulmuan 19-vjeçarin Alkis dhe dy miqtë e tij, disa metra larg stadiumit te futbollit te Aris Selanikut.

23-vjeçari ka një të kaluar kriminale “të rëndë” , pasi në vitin 2019 ai u referua në gjyq për një rast dhune nga tifozët. Autoritetet po flasin për një huligan me pika, i cili thuhet se ka marrë pjesë në data të tjera vdekjeje me tifozë rivalë.

Nga informacionet thuhet që 23-vjeçari ka marrë pjesë në episodet e rënda që njollosën finalen e Kupës 2017 në Volos, ku tifozët ishin goditur me thika dhe armë të tjera vdekjeprurëse brenda stadiumit.

Sipas të njëjtave informacione, 23-vjeçari dyshohet se ka marrë pjesë në një ngjarje të ndodhur pak orë para vrasjes mizore të 19-vjeçarit Alkis dhe plagosjes së dy shokëve të tij, të cilët ende po trajtohen në spital. /abcnews.al