Përballë Bietës dhe Rudinës, Evi Reçi: Mendova bobo si do ia dal!

schedule18:52 - 23 Shkurt, 2019

schedule 18:52 - 23 Shkurt, 2019

Evi Reçi e cila është prezantuese e emisionit të pasdites në Vizion + e ftuar në “Thumb”, ka folur për konkurrencën që ka me Rudina Magjistarin dhe Bieta Sulon. E pyetur nga Aulona nëse e  tremb ky fak ajo është shprehur se në fillim e kishte menduar përballjen.

 “Bietën e njoh personalisht por me Rudinën nuk njihemi dhe kam qenë shumë vite më parë e ftuar te Rudia, por kohët e fundit nuk kam qenë. Më kanë thënë në fillimiet e këtij viti por nuk kam preferuar të dal për shkak se nuk kisha gjë për të thënë, vetëm për këtë gjë sepse unë kam shumë respekt për punën e saj. Lajmi i mirë është se unë jam një orës pas, mbarojnë ato emisionet e filloj unë. Por nuk mund të them që nuk e kam menduar. Thash mos jam përballë, si do t’ia dal?! Por secila në të vertetë bën një punë të veçantë, por konkurrenca ekziston dhe mjafton të jetë konstruktive dhe jo armiqësore”.

E pyetur e cilën  nga ata të dyja ka pas ndjekur më shumë është shprehur:  “Të dyja i kam ndjekur për kuriozitet”./abcnews.al