Studimi: Omicron shkakton më pak dëme në mushkëri sesa Delta

schedule08:25 - 3 Shkurt, 2022

schedule 08:25 - 3 Shkurt, 2022

Omicron shkakton më pak dëme në mushkëri sesa Delta, sipas një studimi të shkencëtarëve. Një ekip ndërkombëtar studiuesish, duke përfshirë Yoshihiro Kawaoka nga Instituti i Shkencave Mjekësore të Universitetit të Tokios, publikuan gjetjet e tyre në revistën Nature.

Shkencëtarët analizuan ndryshimet në simptomat e brejtësve të infektuar me variantet Omicron dhe Delta. Ata zbuluan se tre ditë pas infektimit, dëmtimi i mushkërive te brejtësit me Omicron ishte dukshëm më i vogël se tek ata të infektuar me Delta.

Studimi tregon se disa lloj brejtësish të infektuar me Delta zhvilluan pneumoni të rëndë, të ngjashme me atë te njerëzit. Ndërkohë kafshët e infektuara me Omicron shfaqën inflamacion të lehtë.

Pavarësisht se Omicron shkakton simptoma më të buta, studiuesit paralajmërojnë se të moshuarit dhe personat me sistem të dobët imunitar  duhet të tregohen të kujdesshëm.

/abcnews.al