Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha: PD lë pas hijet e së shkuarës dhe mbetjet e tranzicionit

schedule18:00 - 2 Shkurt, 2022

schedule 18:00 - 2 Shkurt, 2022

Teksa ka publikuar foto nga takimi me demokratët në degën 14 në Tiranë, kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron se PD ka vendosur të lërë pas hijet e së shkuarës dhe mbetjeve të tranzicionit.

Siç shkruan Basha, PD është e demokratëve që janë bashkuar rreth vlerave dhe është instrumenti i vetëm i shqiptarëve për ndryshim dhe një të ardhme më të mirë.

“Partia Demokratike është e demokratëve që janë bashkuar rreth vlerave, duke lënë pas hijet e së shkuarës dhe mbetjeve të tranzicionit, që kërkojnë ta mbajnë peng Shqipërinë. PD është instrumenti i vetëm i shqiptarëve për ndryshim dhe një të ardhme më të mirë”, shprehet Basha. /abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!