Era e fortë rrëzoi një pishë të madhe në rrugën Elbasan-Tiranë prane fshatit Ibë duke bllokuar këtë aks rrugor për disa orë.
Për fat të mirë nuk ka pasur asnjë automjet apo shtetas të dëmtuar edhe pse në këtë rrugë fluksi i automjeteve është i lartë. Por në të dy anët e saj u krijuan radhë të gjata me automjete.
Sipas dëshmitarëve okularë rënia e pishës ka qenë e menjëhershme dhe aty sapo kishte kaluar një autobus me udhëtarë ndërkohë që prapa ishte një automjet që ka frenuar menjëherë.
Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe mjetet të cilat bënë të mundur hapjen e aksit Elbasan-Tiranë. /abcnews.al