Frika për reformën në drejtësi dhe zgjedhjet lokale janë për deputetet socialiste Blerian Gjylameti shkaqet kryesore të lënies së mandateve të deputetëve të opzoitës. E ftuar në studion e Mbrëmje në ABC News Kryetarja e Partisë Socialiste të Tiranës përmendi disa nga arsyet që çuan në këtë pikë opozitën, një ndër to është është dhe mungesa e alternativës.
“Alternativa që sot ofrojnë kolegët e mi të opozitës me keqardhje e them se alternativa e tyre është politikë qorrase dhe nje tentativë për të parë pushtetinn në tavolinë. Nuk është ratsi se qytetarët votuan në 2017 për alternativën e PS. Zgjehdjet u njohën nga mazhoranca e opozita. Të punojnë çdo ditë për të krijuar alternativën e re qeverisëse.
Duhet të kuptojmë arsyet që çuan në këtë zgjidhje ekstreme dhe të parecedentë. Mjafton që të shohim historinë me alternativat qeverisëse. Tentuan të krijojnë kaos të merrnin me dhunë pushtetin por morën një menaxhim profesional nga policia. Është e papranueshme se çfarë duan të bëjnë Nëse në 2017 të gjithë e mbajnë mend tenden që nuk jepte alternativë, por donte të bllokonte.
Në bazë të asaj marrëveshje u propozua për të ndaluar përdorimin e administratës. Pranuan zgjedhjet. I tremben KLP e KLGJ do të duhej të votonin dhe për SPAK”.
Gjylameti shprehet se mazhoranca ka qenë gjithnjë e gatshme për dialog , por nuk është për marrje pushteti në tavolinë.
“Në asnjë moment nuk ka munguar shtrirja e dorëa për negiocim e dialogim. Drafti është në parlament nëse duan të bashkëpunojnë, që reforma elektorale të hynte në fuqi, fjala nuk mungon as hapësira për të ofruar alternativën e tyre nuk mungon.
Rezultati i zgjedhjeve nuk përcaktohet në tavolinën e negociatave, nuk vihet, zgjedhjet parakoshme që ne të kemi kosto”.
E pyetur nëse kjo situatë mund të çojë në përplasje civile Gjylameti i bën apel qytetarëve që të distancohen nga aktet e dhunës, pasi çdo forcë politke vjen në pushtet përmes votës së lirë.
“Nuk besoj se do shkojë në një situatë të tillë. Unë u bëj thirrje qytearëve që të distancohen nga këto akte. Dhuna nuk çon askund. Secila forcë politike në pushtet duhet të vijë përmes votës së lirë”. /abcnews.al