Enis Çokaj që aktivizohet në Kroaci ka arritur të lërë gjurmë me skuadrën e tij, Lokomotivën e Zagrebit.
22-vjeçari është zgjedhur në formacionin e javës së 21-të në kampionatin kroat pas paraqitjes së shkëlqyer që bëri në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij kundër Dragovoljac, sfidë e fituar me shifrat 2-1 teksa mesfushori shqiptarë dhuroi një asist.
Kjo ka bërë që Çokaj të përfshihet në formacionin e javës, në 11-tëshen e lojtarëve më të mirë në kampionatin kroat.
Kujtojmë se me Lokomotivën e Zagrebit aktivizohet edhe një tjetër i ri kuqezi me shumë perspektivë si Indrit Tuci, me 21-vjeçarin që mbulon rolin e sulmuesit.
Aktualisht, skuadra e Çokajt dhe Tucit renditet në mesin e tabelës, teksa me 27 pikë të grumbulluara mban vendin e gjashtë të klasifikimit. /f.a/abcnews.al