Nismë për gjelbërimin e shkollave, Klosi apel qyetetarëve

schedule17:06 - 22 Shkurt, 2019

schedule 17:06 - 22 Shkurt, 2019

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit dhe ajo e Arsimit kanë lançuar nismën për gjelbërimin e shkollave.  Nga shkolla 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ministri Klosi u bëri thirrje qyetarëve të kontribuojnë për shtimin e hapësirave të gjelbra dhe të mbjellin pemë në ish-venddepozitimet e mbetjeve.

Një shkollë, një parcelë!

Kjo është nisma më e re ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit dhe ajo e Arsimit me qëllim ndërtimin e kurorës së gjelbër në institucionet arsimore. Nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi u shpreh se kjo fushatë ka një qëllim më të madh se kaq.

“Ne na duhet që këtë ta kthejmë në një aksion shumë më të madh që ka të bëjë me mbrojtjen nga erozioni, me gjelbërimin e zonave që për vite e vite kanë qenë venddepozitime për mbetjet urbane, na duhet që ta kthejmë këtë në një aksion që pemët për komunitetin, sidomos për zonat rurale të shndërrohen në një fuqi ekonomike”.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit iu kërkoi drejtorëve të shkollave dhe atyre të drejtorive rajonale arsimore të përfshihen në fushatën “Krijo oksigjenin tënd” dhe të edukojnë brezat e rinj për të mbjellë sa më shumë pemë në datat 1 dhe 2 mars, në zona të mbrojtura, pranë lumenjve e kudo ku ka gjelbërim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!