Policia gjermane ka arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e dy efektivëve të policisë. Sipas zëdhënësit të policisë, i dyshuari i parë, 38-vjeçari Andreas Johannes Smith, është arrestuar pa bërë asnjë rezistencë. Schmidt, 38 vjeç, kishte lënë pa dashje dokumentet e tij personale në vendin e krimit.
UPDATE: Two suspects have been arrested after killing two police officers in western Germany.
More to follow on https://t.co/8g7t94bB9u pic.twitter.com/ys69ij1kC9
— DW News (@dwnews) January 31, 2022
Policët fatkeq, një grua 24-vjeçare që vazhdonte të ndiqte shkollën e Policisë dhe një burrë 29-vjeçar, u përpoqën të kontrollonin makinën e Smithit në orën 4:20 në zonën e Kuzelit, pranë Kaiserslautern. Pak më vonë ata janë dëgjuar në radio duke bërtitur “po na qëllojnë, po na qëllojnë!”.
Por kur mbërriti policia, gruaja tashmë kishte vdekur, ndërsa kolegu i saj vdiq disa orë më vonë.
/abcnews.al