Një automjet për transportin e mallrave në pronësi të një firme private është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Policia bën me dije se për pasojë automjeti është djegur pjesërisht. Dyshimet paraprake se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, megjithatë grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet.
“Më datë 01.02.2022, rreth orës 03:30, në lagjen “24 Maji”, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen Transporter”, në pronësi të një firme, i cili ishte i parkuar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia. /abcnews.al