Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni këtë të hënë ka bërë me dije se janë konfirmuar të infektuar me Covid 711 raste të reja nga 3 197 testime dhe kanë humbur jetën 22 pacientë.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 505, Kavadari – 30, Strumica – 26, Kumanova – 25, Ohri – 21, Manastiri dhe Shtipi – 17, Prilepi – 12, Struga dhe Gjevgjelia – 9, Tetova – 7, Velesi – 5, Gostivari, Negotino dhe Bogdanci – 4, Dellçeva – 3, Koçani, Probishtip dhe Demir Kapi – nga 2, Kërçovë, Sveti Nikollë, Resnjë, Kriva Pallanka, Berovë, Makedonski Brod dhe Dojran – nga 1.
Ndërkohë nga rastet e reja 84 janë riinfetime. Ndërsa ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 7.170 pacientë të shëruar.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 268.901, prej të cilëve 246.864 janë shëruar, ndërsa 8.409 kanë ndërruar jetë./abcnews.al